Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Arsenali fiton në “Anfield”, shkëputet në krye

Havertz

Arsenali e ka fituar derbin me Liverpoolin para 60 mijë tifozëve në “Anfieldin” e zjarrtë dhe është shkëputur në krye të tabelës. 

Kampioni në fuqi i Anglisë fitoi 1:0 të dielën. Ishte triumfi i parë i “topçinjve” në udhëtim te Liverpooli që prej vitit 2012.

Sfidën e vendosi goli i sulmuesit gjerman, Kai Havertz, në minutën e 16-të. Ai u asistua nga Declan Rice. 

Arsenali hyri në këtë ballafaqim pas humbjes nga Fleetwoodi i kategorisë së katërt të futbollit anglez, në Kupën e Ligës. 

Por, shfaqi fytyrë tjetër në ndeshjen e xhiros së nëntë të Premier Leagues. 
Tani me 24 pikë është në pozitën e parë, me tri pikë më shumë se Manchester City i vendit të dytë që humbi në shtëpi nga Brightoni të shtunën. 
Brightoni është i treti me 19 pikë.

Edhe Havertzi shënon, Arsenali në epërsi Futboll Havertzi shënon, Arsenali në epërsi

Arsenali në epërsi pas pjesës së parë

Arsenali ka shkuar në pushim me epërsi të një goli ndaj Liverpoolit. 

Shënues i golit të vetëm në pjesën e parë ishte sulmuesi gjerman, Kai Havertz.  Havertzi në minutën e 16-të realizoi me asistim të Declan Ricet. 

Në pjesën e parë Liverpooli kërkoi penallti pas rrëzimit në zonë të Cody Gakpos. Por pas rishikimit të situatës në VAR, gjyqtari nuk vendosi për një të tillë në të mirë të “të kuqve”. 

Në fundin e pjesës së parë, Florian Wirtz e qëlloi transversalen nga gjuajtja e lirë.

 

 

Edhe Arsenali i afrohet titullit Futboll Arsenali i afrohet titullit

 

 

 


Arsenali shënon në “Anfield”

Arsenali ka shënuar gol në udhëtim te Liverpooli. 

Golin e minutës së 16-të e realizoi sulmuesi Kai Havertz. 

Ai shënoi me asistim të Declan Rice.

Edhe City mposht Arsenalin dhe merr primatin në garën për titull Futboll City mposht Arsenalin dhe merr primatin në garën për titull