Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle insiston për Depayn

Newcastle Unitedi është i vendosur për ta transferuar sulmuesin Memphis Depay gjatë kësaj vere.

“Daily Mail” shkruan të premten, se Newcastle pritet t’i ofrojë Barcelonës 20 milionë euro dëmshpërblim për t’i siguruar shërbimet e holandezit.

Depay pritet të largohet nga Barça këtë verë, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xavi Hernandez.

Ai iu bashkua ekipit spanjoll vitin e shkuar si lojtar i lirë dhe në edicionin e tij të parë te Barcelona, shënoi 13 gola në 37 paraqitje në të gjitha garat.

28-vjeçari ka kontratë me Barcelonan deri në vitin e ardhshëm.

Artikuj të ngjashëm