Pasi i dështoi transferimi te Juventusi shkaku i kërkesave të larta, Memphis Depay ka gjasa të transferohet te Newcastle Unitedi.
“The Sun” ka raportuar se Newcastle edhe zyrtarisht është në negociata me holandezin, i cili do të largohet nga Barcelona deri në fund të afatit kalimtar.
Ekipi anglez thuhet se i ka ofruar Depayt kontratë dyvjeçare me opsionin e vazhdimit, dhe marrëveshja mes palëve është afër finalizimit.
Depay ka kontratë deri vitin e ardhshëm me Barcelonën, ekip që është i gatshëm ta lërë të lirë të transferohet në Angli.
28-vjeçari vitin e shkuar iu bashkua Barçës si lojtar i lirë.