Edhe pse kishte ofertë nga Barcelona, sulmuesi Gonçalo Guedes ka vendosur të kthehet te skuadra e Benficas.
Wolverhamptoni ka njoftuar të premten se Guedes do të jetë i huazuar te Benfica deri në fund të sezonit. Portugezi u transferua te Wolvesi para fillimit të këtij edicioni nga Valencia për 40 milionë euro, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij në Angli.
Në 13 ndeshje kampionale, ai ka shënuar një gol dhe një asistim, ndërsa me Wolverhamptonin ka kontratë deri në vitin 2027.
Guedes ka luajtur edhe te Paris Saint-Germaini, ndërsa te Benfica e ka nisur karrierën. Klubi nga Portugalia e ka opsionin e blerjes së Guedesit në verë për 30 milionë euro.