Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valencia kërkon 40 milionë euro për Guedesin

Portugezi Goncalo Guedes mund të largohet nga skuadra e Valencias gjatë afatit kalimtar të verës, raporton “Calciomercato”.

Klubi spanjoll është i gatshëm të dëgjojë të gjitha ofertat për 26-vjeçarin, i cili ka tërhequr interesimin e skuadrave të mëdha të Evropës. Por, për ta lënë të lirë Guedesin, Valencia po kërkon 40 milionë euro.

Guedes po shkëlqen këtë edicion në kampionatin spanjoll dhe është njëri prej lojtarëve kryesor te Valencia. Ai ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar pesë herë në 33 ndeshje në të gjitha garat.

Guedes ka kontratë me Valencian deri në vitin e ardhshëm, ndërsa portugezi karrierë ka bërë edhe te PSG-ja e Benfica.