Skuadra e Romës është në negociata me Valencian për shërbimet e sulmuesit Gonçalo Guedes, ka raportuar “Gazzetta dello Sport” të mërkurën. Guedes ka kërkuar largimin nga Valencia këtë verë dhe Roma po e sheh si përforcim të rëndësishëm për sulmin.
Është trajneri i Romës, Jose Mourinho, që po insiston në transferimin e portugezit 25-vjeçar. Për ta lënë të lirë Guedesin, Valencia po kërkon rreth 40 milionë euro.
Guedes sezonin e fundit ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar gjashtë herë në të gjitha garat për Valencian, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024. Ai ka bërë karrierë edhe te Paris Saint-Germaini e Benfica.