Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma me ofertë për Guedesin

Gonçalo Guedes ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Itali, pasi për shërbimet e tij po interesohet skuadra e Romës.

“Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur se Roma tashmë ka kontaktuar Valencian dhe ka bërë ofertë zyrtare për transferimin e Guedesit në verë. Mësohet se Roma ka ofruar kartonin e Carles Perezit si dhe para për të bindur Valencian në lirimin e tij.

Guedes 25-vjeçar po pëlqehet shumë nga trajneri i Romës, Jose Mourinho që po e dëshiron te Roma për sezonin e ri. Ai ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar pesë herë në 33 paraqitje këtë edicion për Valencian, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.