Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fiorentina interesohet për Guedesin

Skuadra e Fiorentinës ka shprehur interesim për sulmuesin e Valencias, Goncalo Guedes ka shkruar “Gazzetta dello Sport” të enjten.

Guedes ka kërkuar largimin nga ekipi spanjoll këtë verë dhe Fiorentina është e gatshme të ofrojë 30 milionë euro për kartonin e tij.

Portugezi 24-vjeçar ka kontratë me Fiorentinën deri në vitin 2023, kurse edicionin e fundit ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë po aq asistime në 34 paraqitje.

Guedes është pjesë e Valencias prej vitit 2018, kurse karrierë ka bërë edhe te Paris Saint-Germaini e Benfica.

Pos Fiorentinës, interesim për të kanë shfaqur edhe Sevilla e Villarreali.