Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leicesteri ofron 30 mln për Gonzalezin

Leicester City i ka bërë ofertë zyrtare skuadrës së Fiorentinës për sulmuesin nga Argjentina, Nicolas Gonzalez. “Calciomercato” ka raportuar të mërkurën se Leicesteri ka ofruar 30 milionë euro për transferimin e 24-vjeçarit gjatë këtij muaji.

Gonzalez nuk ka pasur hapësirë të mjaftueshme këtë sezon dhe është i gatshëm që karrierën ta vazhdojë në Angli. Ai ka shënuar pesë gola në 11 ndeshje të luajtura për Fiorentinan në të gjitha garat këtë edicion.

Leicesteri po insiston në transferimin e tij pasi është në kërkim të një sulmuesi gjatë këtij afati kalimtar. Gonzalez në vitin 2021 iu bashkua Fiorentinas nga Stuttgarti, ndërsa me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2026.