Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brentfordi me ofertë zyrtare për Gonzalezin

Skuadra e Brentfordit ka bërë ofertë zyrtare për mesfushorin Nicolas Gonzalez.

Ekipi anglez ka ofruar 40 milionë euro për ta bindur Fiorentinën në lirimin e argjentinasit. Mësohet se ekipet janë afër marrëveshjes dhe 24-vjeçari deri në fund të kësaj jave pritet ti bashkohet Brentfordit. Nico është pjesë e Fiorentinës prej vitit 2021 dhe ka kontratë deri në vitin 2026.

Ai këtë edicion ka shënuar 1 gol në ndeshjen e parë të Fiorentinës në Serie A dhe te Brentfordi po shihet si përforcim i duhur për mesfushën. Ai luan në Evropë prej vitit 2018, ndërsa më herët karrierë ka bërë edhe te skuadra e Stuttgartit.