Enzo Fernandez dëshiron të largohet nga Chelsea pasi skuadra dështoi të kualifikohej në Evropë.
Por, klubi për shërbimet e mesfushorit argjentinas do t’i kërkojë 120 milionë funte.
25-vjeçari, i cili iu bashkua Chelseat nga Benfica në vitin 2023 për 107 milionë funte, ka kontratë me klubin deri në vitin 2032.
Fernandez është fitues i Kupës së Botës me Argjentinën, por nuk planifikon të vazhdojë me klubin londinez.
Në edicionin e fundit, Fernandez i shënoi 15 gola dhe dhuroi shtatë asistime. Manchester City është prej skuadrave të interesuara për shërbimet e tij.
Real Madridi ndërkohë nuk është i gatshëm ta shpenzojë këtë shumë parash për të.