Manchester City ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit argjentinas Enzo Fernandez nga Chelsea.
City ka paguar 125 milionë funte për Fernandezin duke e barazuar rekordin britanik që kishte paguar vitin e kaluar Liverpooli për transferimin e Alexander Isakut nga Newcastle United.
Fernandezi me Cityn ka firmosur kontratë pesëvjeçare.
Ai është shprehur i lumtur që i është bashkuar Cityt.
“Jam gati për sfidën për të vazhduar të fitojë trofe. Ky është një klub i ndërtuar për sukses", tha ai. "Nëse shikoni të gjithë skuadrën, City ka cilësi në çdo aspekt. Dua të mësoj nga shokët e mi të rinj të skuadrës dhe të bëhem një lojtar më i mirë”.
Futbollisti argjentinas iu bashkua Chelseat në shkurt të vitit 2023 për 107 milionë funte.