Chelsea do ta mbajë në skuadër mesfushorin argjentinas, Enzo Fernandez, pasi Manchester City nuk ka dorëzuar asnjë ofertë zyrtare.
Chelsea e kishte bërë të qartë se do ta shqyrtonte largimin e Fernandezit vetëm nëse ndonjë klub do të plotësonte kërkesat financiare dhe kushtet e përcaktuara.
Fernandez do të vazhdojë të jetë pjesë e Chelseat edhe përgjatë edicionit 2026/27.
City kishte shfaqur interesim të madh për 25-vjeçarin.
Interesimi ishte shtuar edhe për faktin që trajneri Enzo Maresca ka punuar me Fernandezin nga koha e tij te Chelsea.
Megjithatë, City nuk ka bërë ofertën e kërkuar brenda afatit dhe tani klauzola prej 120 milionë funtesh nuk është më e vlefshme.
Edhe
“Marca” e vlerëson Muriqin prej më të mirëve në botë
Reprezentuesi i Argjentinës me Chelsean ka kontratë deri në verën e vitit 2032.
Ai iu bashkua klubit londinez në vitin 2023 nga Benfica për 121 milionë euro.