Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vidali transferohet te Flamengo

Arturo Vidal i është bashkuar gjigantit brazilian, Flamengo.

Lajmi është bërë i ditur të dielën, ndërsa Flamengos, Vidali i bashkohet nga skuadra e Interit si futbollist i lirë.

Flamengo pati bisedime të avancuara me mesfushorin kilian, për të cilin interesim kishte shprehur edhe Boca Juniorsi.

Vidali largohet nga Interi pas dy vjetësh të kaluara në Itali te kjo skuadër.

Vidali ka luajtur në 40 ndeshje në të gjitha garat në sezonin që shkoi dhe pati statistika prej dy golave të shënuar e katër asistimeve.

Në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e skuadrave si Colo Colo, Barcelona, Bayern Munich, Bayer Leverkusen e Juventus.

Artikuj të ngjashëm