Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vidal do të largohet nga Interi

Arturo Vidal do të largohet nga Interi gjatë kësaj vere.

Skuadra italiane i ka bërë me dije lojtarit se është i lirë të gjejë skuadër për edicionin e ri.

Mediat italiane bëjnë të ditur se kiliani është pranë marrëveshjes me skuadrën argjentinase, Boca Juniors.

Vidal ka kontratë me Interi deri në vitin 2023, por rinovimi nuk pritet të ndodhë.

Për të kanë shfaqur interesim disa klube jashtë Evropës si në vendlindje, Katar te Al Rayyan, apo edhe në Argjentinë te Boca Juniors.