Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth i ka ndarë medalje të lartë ushtarakut i cili e qortoi atë dhe stafin e tij pas një ceremonie për Ditën e Veteranëve, në varrezat kombëtare të Arlingtonit, pranë monumentit të Varrit të Ushtarit të Panjohur.
Në rrjetet sociale të enjten, Hegseth publikoi fotografi duke ia vendosur medaljen dhe duke i shtrënguar duart me ushtarin. Në postimin e tij thuhet “ne i duam ushtarët. I duam standardet. Veprim i mirë, Specialist”.
Hegseth e mirëpriti në Pentagon njësinë e ushtrisë që ka për detyrë ruajtjen e “Varrit të Ushtarit të panjohur” dhe e dekoroi ushtarin Thomas Iglesias me Medaljen e Lavdërimit.
Sipas Pentagonit, medalja iu dha atij për përmbushje të detyrave tek “Varri i ushtarit të panjohur”.
Iglesias e qortoi Hegsethin dhe një grup të stafit të tij të cilët u dëgjuan duke qeshur me zë të lartë derisa ata po i bënin disa fotografi, pas një ceremonie ku morën pjesë presidenti Donald Trump dhe zvpresidenti Jd Vance.