Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi nuk ia vazhdon kontratën Vidalit

Arturo Vidal do të largohet në fund të sezonit nga skuadra e Interit. Krerët e klubit italian i kanë bërë me dije mesfushorit se nuk do t’ia ofrojnë rinovimin e kontratës, që i skadon në qershor të këtij viti.

Vidal është i lirë për t’i filluar negociatat e tjera me ekipet që duan ta transferojnë, ndërsa sipas mediave në Itali po kërkohet nga Tottenhami, Aston Villa, Marseille dhe Galatasaray.

Këtë edicion, Vidal ka luajtur vetëm 421 minuta në Serie A dhe ka shënuar një gol.