Mesfushori Arturo Vidal sipas të gjitha gjasave do të jetë pjesë e skuadrës së Interit edhe pas përfundimit të këtij edicioni. “Tuttomercatoweb” ka shkruar të mërkurën se te Interi po punojnë për t’ia vazhduar kontratën Vidalit që i skadon në fund të këtij edicioni.
Mësohet se Interi është i gatshëm t’ia ofrojë Vidalit rinovimin e kontratës edhe për një vit me pagë më të ulët. Aktualisht, Vidal merr shtatë milionë euro në vit te Interi dhe te ekipi italian po besojnë se kiliani do të pranojë të mbetet pjesë e klubit përkundër pagës më të ulët.
34-vjeçari iu bashkua Interit vitin e shkuar nga Barcelona dhe arriti ta fitojë titullin e kampionit në Serie A.