Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vidal i vendosur të mbetet tek Interi

Mesfushori Arturo Vidal nuk po dëshiron të largohet nga Interi. Kiliani është i vendosur që të jetë pjesë e ekipit edhe për sezonin 2021/22 që nis këtë fundjavë në Serie A.

Bëhet e ditur, se Vidal ka refuzuar edhe ofertën e Inter Miamit pas atyre të Flamengos dhe Club Americas. Te Interi po duan ta largojnë Vidalin gjatë këtij afati kalimtar për shkak të pagës së tij vjetore prej shtatë milionë eurosh.

Vidal ka kontratë me Interin deri në verën e vitin 2022 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. 34-vjeçari iu bashkua Interit vitin e shkuar nga Barcelona kurse karrierë në Evropë, ka bërë edhe te Bayerni, Juventusi e Leverkuseni.

Sezonin e shkuar, Vidal në 30 ndeshje në të gjitha garat, pati tri gola e po aq asistime.