Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vidali kompleton transferimin te Flamengo

Arturo Vidal e ka kompletuar transferimin nga Interi te gjiganti brazilian, Flamengo.

Mesfushori kilian nënshkroi kontratë me skuadrën nga Rio de Janeiro, deri në dhjetor të vitit të ardhshëm.

Vidali u prezantua nga Flamengo në stadiumin “Maracana” të mërkurën mbrëma.

Mesfushori 35-vjeçar ka luajtur për një kohë të gjatë në Evropë, qëkur u largua nga Colo-Colo, për t’iu bashkuar fillimisht skuadrës së Bayer Leverkusenit në vitin 2007.

Karrierë më pas ka bërë edhe te Juventusi, Bayern Munichu, Barcelona dhe Interi në fund.

Luajti në 40 ndeshje në të gjitha garat në sezonin e shkuar. Shënoi dy gola dhe regjistroi katër asistime.

Artikuj të ngjashëm