Mesfushori Arturo Vidal do të largohet nga Interi në fund të këtij sezoni për ta vazhduar karrierën në Brazil, te skuadra e Flamengos. “Football-Italia” ka njoftuar të hënën, se Vidali ka arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës me Interin që i skadon vitin e ardhshëm.
35-vjeçari te Flamengo do të transferohet si lojtar i lirë dhe pritet të firmosë kontratë njëvjeçare me mundësinë e vazhdimit edhe për një vit tjetër. 34-vjeçari këtë edicion kryesisht është inkuadruar nga banka e rezervistëve tek Interi, duke shënuar dy gola dhe bërë katër asistime në 40 ndeshje në të gjitha garat.
Ai është pjesë e ekipit italian prej vitit 2020, kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe te Barcelona, Bayerni, Juventusi e Bayer Leverkuseni.