Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Scarlett Johansson kritikon investimin nëpër filma që nuk dihet kush do t’i shikojë

Scarlett Johansson

Scarlett Johansson

Foto: Associated Press

Aktorja e njohur Scarlett Johansson ka zbuluar se ka refuzuar disa role filmike, duke paralajmëruar studiot se nuk ka kuptim të investojnë në filma për të cilët nuk dihet se kush do t’i shikojë.

Në një intervistë për Los Angeles Times, ylli i “Black Widow” ka treguar se para se të pranojë një projekt, gjithmonë mendon nëse filmi ka një target audiencë dhe nëse ia vlen të realizohet, ka shkruar FemaleFirst.

“A po krijoj diçka që njerëzit e tjerë duan ta shohin? A ka audiencë për këtë film? Nuk bëj filma vetëm për veten time”, u shpreh Johansson.

Ajo ka shtuar se ndonjëherë u ka kërkuar drejtpërdrejt studiove që të mos vazhdojnë me projekte të caktuara.

“Ndonjëherë më ofrojnë projekte filmike dhe më duhet t’u them: ‘Nuk mendoj se duhet ta realizoni këtë film. Nuk e di për kë po e bëni. Më duket e papërgjegjshme ta realizoni’”, ka thënë aktorja.

Edhe Scarlett Johansson: Standardet e bukurisë në Hollywood kanë qenë të paarritshme Showbiz Scarlett Johansson: Standardet e bukurisë në Hollywood kanë qenë të paarritshme

41-vjeçarja ka theksuar se vazhdon të kërkojë role në projekte që i duken interesante dhe që kanë potencial të jenë të veçanta, megjithëse jo gjithmonë rezultati përfundimtar përputhet me pritshmëritë.

Së shpejti, Johansson pritet të nisë xhirimet e filmit “Scapegoat”, ku do të luajë përkrah aktorit Jude Law, nën regjinë e Ari Aster. Ajo pranoi se ende nuk di shumë për përmbajtjen e filmit, por skenari e ka mahnitur që në leximin e parë.

“Është një skenar jashtëzakonisht intensiv. Ka një ndjesi urgjence dhe diçka krejtësisht ndryshe nga çdo gjë që kam lexuar më parë”, ka treguar ajo.

Aktorja ka pranuar gjithashtu se emocionet që përjeton gjatë xhirimeve vazhdojnë të jenë arsyeja kryesore pse nuk dëshiron të largohet nga aktrimi.

“Ndodh diçka e veçantë në një moment të caktuar, kur gjithçka regjistrohet nga kamera dhe 200 anëtarë të ekipit janë aty, duke e bërë atë moment të mundur. Gjithçka bëhet për ato dy minuta filmi. Pikërisht për këtë vazhdoj të aktroj”, u shpreh Johansson.

Ajo ka kujtuar se karrierën e kishte nisur që në fëmijëri, kur nëna e shoqëronte në audicione në New York, pas përfundimit të shkollës.

Edhe Scarlett Johansson tregon për kohën kur në Hollywood pranoheshin kritikat për pamjen e grave Showbiz Scarlett Johansson tregon për kohën kur në Hollywood pranoheshin kritikat për pamjen e grave

Për Johansson, aktrimi është shumë më tepër se një profesion dhe ajo nuk e imagjinon jetën pa të.

“Është sikur ta pyesësh një piktor se çfarë do të bënte nëse nuk do të pikturonte më. Aktrimi është i ndërthurur me çdo pjesë të jetës sime”, ka përfunduar aktorja.