Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Scarlett Johansson: Standardet e bukurisë në Hollywood kanë qenë të paarritshme

Scarlett Johansson

Scarlett Johansson

Foto: Associated Press

Aktorja Scarlett Johansson ka folur për ndryshimin e standardeve të bukurisë në Hollywood, duke thënë se presioni për t’u dukur në një mënyrë të caktuar ka qenë shumë i madh gjatë viteve të para të karrierës së saj, ka shkruar People.

Në një intervistë për Good Housekeeping, aktorja 41-vjeçare ka thënë se në ditët e stome yjet kanë më shumë liri për të shfaqur stilin e tyre personal.

“Aktorët sot mund të shprehin stilin e tyre personal në tepihun e kuq shumë më tepër se më parë”, ka thënë Johansson.

Ajo ka kujtuar se kur ishte më e re ekzistonte një presion i madh për mënyrën se si duhej të dukej një yll filmi.

“Kishte një standard për mënyrën se si duhej të dukeshin yjet e filmave. Ishte diçka e paarritshme dhe nuk linte shumë hapësirë për stilin personal”, ka thënë ajo.

Edhe Scarlett Johansson tregon për kohën kur në Hollywood pranoheshin kritikat për pamjen e grave Showbiz Scarlett Johansson tregon për kohën kur në Hollywood pranoheshin kritikat për pamjen e grave

Sipas saj, sot njerëzit në publik janë më të lirë të tregojnë veten ashtu siç janë, edhe me pamje më natyrale.

“Tash në aeroporte apo trena sheh njerëz me maska për fytyrën, flastera për puçrra dhe gjëra të tjera që i bëjnë të ndihen më të sigurt”, u shpreh ajo.

Johansson ka folur edhe më parë për faktin se në fillimet e karrierës së saj shpesh shihej vetëm si një simbol bukurie dhe seksi.

Ajo ka thënë se shumë role që i ofroheshin kishin të bënin me “atraktivitetin e saj, këndvështrimin mashkullor ose histori të fokusuara te burrat”.

Edhe Johansson: Aktoret përballen me standarde më të ashpra në Hollywood Showbiz Johansson: Aktoret përballen me standarde më të ashpra në Hollywood

Aktorja ka treguar se e kapërceu këtë periudhë duke refuzuar role që nuk e përmbushnin dhe duke pritur për mundësi më të mira.

“Thjesht prita. M’u desh të pranoja se gjërat mund të kërkonin kohë, edhe pse kjo është e vështirë kur je një aktore e re”, ka thënë ylli.