Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Amanda Peet kritikon ashpër industrinë e filmit

Amanda Peet

Amanda Peet

Foto: Associated Press

Aktorja Amanda Peet ka kritikuar ashpër industrinë e filmit në Hollywood, duke e quajtur atë “qesharake” dhe duke rrëzuar idenë se yjet jetojnë jetë perfekte.

Ajo theksoi se imazhi i shkëlqimit dhe luksit është thjesht një iluzion.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është qesharake… është vetëm fasadë. Nuk ka asgjë reale aty. Çfarëdo shprehjeje të përdorësh, i përshtatet kësaj bote”, ka thënë ajo për Fox News.

Peet ka folur hapur për presionin dhe konkurrencën e vazhdueshme në këtë industri.

“Ka shumë dëshpërim. ‘Çfarë po bëjnë ata atje? Pse nuk e kam unë atë? Pse nuk dukem ashtu?’ Kjo është pjesa e keqe”, ka thënë ajo.

Ylli e ka përshkruar Hollywoodin si një garë të vazhdueshme, ku shumë njerëz luftojnë për shumë pak mundësi.

“Në Hollywood është e vështirë… ka shumë konkurrencë. Është e vështirë të dalësh nga ai mentalitet, sikur ‘copëza e djathit është shumë e vogël dhe ka shumë njerëz që e kërkojnë’”, ka thënë ajo.

Megjithatë, aktorja 54-vjeçare ka thënë se me kalimin e viteve ka gjetur më shumë qetësi dhe nuk e sheh më veten në të njëjtën garë si më parë.

“Tani jam më e madhe dhe kam shumë më tepër paqe. Por është shumë e vështirë ta gjesh këtë ndjenjë. Është e vështirë të mos ndjekësh suksesin me çdo kusht, por të pyesësh veten: ‘Çfarë dua vërtet të bëj? A është kjo ajo që dua çdo mëngjes? A është e dobishme për dikë?’”, ka thënë ajo.

Këto deklarata vijnë pasi ajo ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer të gjirit. Ajo e ndau këtë përvojë në një ese për The New Yorker.

Aktorja ka treguar se momenti më i vështirë ishte t’ua komunikonte lajmin fëmijëve të saj.

“Ishte e vështirë sepse kuptova që asgjë nuk është e sigurt dhe nuk ka një moment perfekt për t’ua thënë. Ata kanë qenë shumë të mirë. Duhej fillimisht ta merrja veten përpara se t’i përfshija”, ka thënë ajo për E! News.

Pavarësisht sfidave, Peet tregon se ka një marrëdhënie shumë të mirë me vajzat e saj dhe madje, kohët e fundit, ka filluar t’i ndikojë edhe në stilin e tyre.

“Për një kohë të gjatë më thonin: ‘Çka ke veshur, mami? Pse je kaq jo ‘cool’?’ Dhe papritur, tash ju them ‘Ndal pak… kush po hyn tash në dollapin tim’”, ka thënë ajo.