Aktorja Emma Watson ka thënë se Hollywoodi ka standarde “të çmendura” të bukurisë.
35 vjeçja ka theskuar se po ndihet e frustruar që gratë e burrat aktorë mbahen në standarde krejtësisht të ndryshme të bukurisë në showbiz.
“U kam lakmi kolegëve të mi që janë burra që vetëm mund ta veshin një bluzë e të mos ju duhet të bëjnë gjëra të ndryshme që të duken mirë në kamerë”, ka thënë ajo në podcastin “On Purpose” me Jay Shetty, ka raportuar FemaleFirst.
Ajo ka vlerësuar kolegen e saj, Pamela Anderson, e cila tani po shfaqet edhe në tapet të kuq pa grim.
Watson, standardet e bukurisë në Hollywood i ka krahasuar me paraqitjen në ndonjë lojë apo garë.
“Është egërsi. Pritshmëritë janë të çmendura. Janë të pamundura. Pritshmëritë për bukurinë janë tepër të vështira për t'u arritur, dhe secilën herë rritën edhe më shumë, pra gjatë tërë kohës është sikur të jesh në ndonjë garë që sjellë ankth”, ka thënë ylli i projektit filmik “Harry Potter”.
Ndërkohë, artistja, që aktualisht është larguar nga showbizi pasi po ndjek studimet e doktoratës në Universitetin e Oxfordit, ka treguar se nuk po i mungon industria e filmit.
“Në njëfarë mënyrë, me të vërtetë më duket sikur kam fituar lotarinë me aktrimin, dhe ajo që më ka ndodhur nuk është e zakonshme. Por një komponent i madh se sa vet puna është promovimi dhe shitja e asaj pune, asaj pjese të artit. Balancimi i të dyjave mund të bëhet i mundimshëm”, pati thënë ajo për Hollwyood Authentic.
Ajo ka thënë se i mungon performanca para kamerës, por nuk i pëlqejnë aspektet e biznesit të filmave.
“Do të jem shumë e sinqertë, nuk më mungon fare pjesa e shitjes e e promovimit. Kjo pjesë më duket shkatërruese. Por me mungon t’i shfaq aftësitë e mija para kamerës dhe më mungon arti. Sapo e kam kuptuar se kam bërë shumë pak nga puna që dashuroj”, pati thënë ndër të tjera ylli.