Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vidal rikthehet te Colo-Colo pas 17 vjetësh

Mesfushori Arturo Vidal është rikthyer tek ekipi ku e nisi karrierën si futbollist. Ai të martën është zyrtarizuar te skuadra e vendlindjes së tij, Colo-Colo.

Skuadra nga Kili e ka prezantuar Vidalin si “mbret të futbollit” kilian por nuk i ka bërë të ditura detajet e marrëveshjes.

Vidal tek ekipi kilian është transferuar si lojtar i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me ekipin nga Brazili, Athletico-PR.

Vidal ishte larguar nga Colo-Colo në vitin 2007 për ta vazhduar karrierën në Evropë, ku ka luajtur për Bayer Leverkusenin, Juventusin, Barcelonën, Bayern Munichun e Interin.

Po ashtu, në Brazil karrierë ka bërë edhe te skuadra e Flamengos. 36-vjeçari është njëri prej lojtarëve më të suksesshëm në historinë e futbollit kilian.

Edhe Silva kthehet nga pensionimi, transferohet në Hong Kong Futboll Silva kthehet nga pensionimi, transferohet në Hong Kong

Ai ka fituar tetë tituj kampioni në futbollin evropian, ndërsa edhe tre të tjerë i ka me Colo-Colon.

Sukseset nuk i kanë munguar as në Brazil, ku ka fituar titullin e kampionit por edhe Copa Libertadores me Flamengon.