Manchester City ka konfirmuar largimin e Bernardo Silvas në verë.
Portugezi iu bashkua Cityt në vitin 2017 dhe ka bërë 451 ndeshje deri më tani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPeriudha nëntëvjeçare e 31-vjeçarit te City do të marrë fund në verë.
“Kur mbërrita 9 vjet më parë, po ndiqja ëndrrën e një djali të vogël, duke dashur të kisha sukses në jetë, duke dashur të arrija gjëra të mëdha. Ky qytet dhe ky klub më dhanë shumë më tepër se kaq, shumë më tepër sesa kam shpresuar ndonjëherë. Ajo që fituam dhe arritëm së bashku është një trashëgimi që do të ruhet përgjithmonë në zemrën time”, ka shkruar Silva në Instagram të enjten.
Ai me fanellën e Cityt ka fituar 19 trofe. Ndër trofetë më të rëndësishëm janë gjashtë tituj të Premier Leagues, një Ligë të Kampionëve, dy Kupa FA, pesë Kupa të Ligës angleze, një Kupë të Botës për Klube dhe një Superkupë të Evropës.