Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bernardo Silva dëshiron t’i bashkohet Barçës

Bernardo Silva

Bernardo Silva është duke e dëshiruar transferimin te skuadra e Barcelonës.

“MundoDeportivo” ka shkruar se Silva është i gatshëm të heqë dorë nga një pjesë e konsiderueshme e pagës së tij në mënyrë që ta lehtësojë transferimin në “Camp Nou”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Silva më herët e ka konfirmuar largimin nga Manchester City, pas përfundimit të edicionit 2025/26.

Reprezentuesi i Portugalisë kërkon të përmbushë ëndrrën e tij për të veshur fanellën e gjigantit katalunjas.

Mesfushori me tipare sulmuese në Angli ka fituar afër 16 milionë euro në vit. Por ai është i gatshëm të pranojë një marrëveshje me vlerë rreth 8 milionë euro në edicion te Barça.

31-vjeçari me Cityn ka zhvilluar 460 ndeshje duke kontribuar me 76 gola dhe 77 asistime.

Barçës do t’i bashkohet Anthony Gordon nga Newcastle Unitedi.