Mesfushori portugez ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me klubin ku i kaloi tetë edicione.
Al Hilali ishte prej skuadrave të interesuara për Silvën, por 30-vjeçari ka refuzuar çdo ofertë në drejtim të tij.
“Këtë sezon do të jem të Manchester City. Do të qëndrojë. Kam pasur disa opsione në të kaluarën dhe këtë vit, por, njësoj si vitin e kaluar, edhe këtë vit opsioni im ka qenë qëndrimi këtu”, ka deklaruar Silva, shkruan “Sky Sports”.
Silva iu bashkua Cityt nga Monaco në vitin 2017 për 50 milionë euro.
Në sezonin që përfundoi realizoi pesë gola e pati katër asistime në 49 paraqitje.