Luciano Spalletti ka biseduar personalisht me Bernardo Silvan, për ta bindur kapitenin e Manchester Cityt t’i bashkohet Juventusit pas përfundimit të sezonit.
Negociatat mes Juventusit dhe menaxherit të Silvas, Jorge Mendes, kanë nisur prej muajsh, ndërsa portugezi pëlqehet shumë nga tekniku italian i “zonjës së vjetër”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Silvan interesim së fundmi kanë shprehur edhe Benfica dhe Barcelona.
“La Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të enjten se Juventusi i ka ofruar Silvas kontratë trevjeçare, të vlefshme nga 7 milionë euro në sezon.
31-vjeçari Silva ka shënuar tri gola e pesë asistime në 47 paraqitjet e këtij edicioni.