Juventusi e ka kontaktuar menaxherin Jorge Mendes për transferimin e kapitenit të Manchester Cityt, Bernardo Silva.
Silva pritet të largohet në verë, ndërsa Juventusi është kandidat për t’i siguruar shërbimet e tij.
Silva pritet t’i bashkohet Juventusit si futbollist i lirë.
Portugezi fiton afro 10 milionë euro në sezon te City, por nuk do të transferohet te ndonjë skuadër që ofron më pak se tetë milionë euro.