Futboll

Barça interesohet për yllin e Cityt

Bernardo Silva

Bernardo Silva

Bernardo Silva mund të largohet nga Manchester City në verë, kur edhe i skadon kontrata.

Ai pritet që mos ta vazhdojë kontratën me skuadrën e Pep Guardiolas.

Mediumet spanjolle kanë shkruar të martën se Barcelona dëshiron të nënshkruajë me Silvan në fund të edicionit 2025/26.

Barça ka bërë disa përpjekje për ta transferuar mesfushorin portugez në të kaluarën, veçanërisht gjatë kohës kur Xavi Hernandez ishte trajner.

Megjithatë, problemet financiare bënë që të mos realizohej transferimi.

Për 31-vjeçarin ka interesim edhe nga kube italiane, si Juventus dhe Napoli.

Silva pjesë e Cityt është nga viti 2017, kur ishte transferuar nga Monaco për 50 milionë euro.

Me Cityn ka 437 ndeshje të zhvilluara derisa ka kontribuar me 73 gola dhe 76 asistime.

Si futbollist është zhvilluar te Benfica.