Bernardo Silva edhe zyrtarisht është bërë futbollisti më i suksesshëm në histori të Manchester Cityt, ka shkruar klubi i madh anglez të enjten.
Me fitoren e Cityt ndaj Burnleyt 1:0 të mërkurën mbrëma, Silva e ka kaluar David Silvan, dhe është bërë futbollisti me më së shumti fitore te “qytetarët” në elitën angleze.
Për mesfushorin portugez, fitorja në udhëtim te Burnley ishte e 215-ta në Premier League.
Bernardo Silva te Manchester City u transferua nga Monaco në vitin 2017.
Statistikat e tij janë mbresëlënëse.
Nga 453 paraqitje në të gjitha garat për Cityn, 299 janë vetëm në Premier League.
Edhe
City konfirmon largimin e Bernardo Silvas në verë
Kjo do të thotë se 31-vjeçari ka 72 për qind të ndeshjeve të fituara në elitën angleze.
Silva është edhe futbollisti i tetë me më së shumti paraqitje në histori të Cityt.
