Arthuro Vidal pritet të largohet nga Interi në verë, ndërsa Flamengo dhe Boca Juniorsi i dëshirojnë shërbimet e tij.
35-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2023, por pritet të largohet nga ekipi italian më herët.
Kështu kanë shkruar mediat e huaja të premten.
“TNT Sports Argentina” ka shkruar se Boca Juniorsi ka vënë kontakt me Vidalin për ta pyetur rreth situatës së tij.
Vidali ka luajtur 41 ndeshje garuese edicionin e fundit dhe kishte dy gola të shënuar e katër asistime.
Në të kaluarën, Vidali ka bërë karrierë edhe te Bayern Leverkuseni, Juventusi, Bayern Munichu e Barcelona.
Artikuj të ngjashëm