Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Flamengo interesohet për Vidalin

Flamengo ka shprehur interesim për mesfushorin e Interit, Arturo Vidalin, raporton të mërkurën Nicolo Schira.

Drejtuesit e klubit brazilian kanë hapur bisedimet me menaxherin e Vidalit për një kontratë dyvjeçare. Vetë lojtari e ka pranuar se dëshiron të luajë një ditë për klubin brazilian.

Vidal me Interin ka kontratë deri në qershor të këtij viti. Pjesë e klubit italian 34-vjeçari është që prej vitit 2020.

Kiliani më herët ka luajtur edhe për Barcelonën, Bayern Muenchenin, Juventusin dhe Bayer Leverkusenin.