Interi nuk po planifikon ta shfrytëzojë opsionin për zgjatje të kontratës për Arturo Vidalin, njofton të dielën “Calciomercato”.
Marrëveshja aktuale e mesfushorit kilian me Interin i skadon në vitin 2022, por te Zikaltërit kanë refuzuar ta mbajnë edhe më gjatë për shkak të kërkesave të tij të larta për t’u paguar më shumë.
Vidal, aktualisht fiton 6,5 milionë euro për sezon tek Interi, klub që po përpiqet të ulë shpenzimet pas krizës nga koronavirusi.