Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri Mendilibar mbetet te Sevilla

Sevilla ka njoftuar se trajneri Jose Luis Mendilibar do të mbetet te fituesja e Ligës së Evropës deri në fund të edicionit të ardhshëm.

62-vjeçari iu bashkua Sevillas me kontratë për kohë të shkurtër në muajin mars. E zëvendësoi Jorge Sampaolin, kur skuadra ishte vetëm dy pozita mbi zonën që dërgonte një rang më poshtë në futbollin spanjoll.

Sevilla përfundoi në vendin e 12-të me nëntë pikë më shumë se zona e rënies, ndërsa Mendilibar udhëhoqi skuadrën drejt triumfit në Ligën e Evropës. E eliminoi Manchester Unitedin dhe Juventusin gjatë rrugës. Në finale Sevilla fitoi përballë Romës së Jose Mourinhos në penallti, të mërkurën e kaluar.

Artikuj të ngjashëm