Trajneri nga Argjentina, Jorge Sampaoli është trajner i ri te skuadra e Sevillas. Ekipi nga La Liga e ka prezantuar të enjten Sampaolin, i cili ka firmosur kontratë deri në qershorin e vitit 2024.
Në këtë post, Sampoali e zëvendëson Julen Lopeteguin, i cili u shkarkua të mërkurën mbrëma pas humbjes së Sevillas në Ligën e Kampionëve nga Borussia Dortmundi (4:1).
Për Sampaolin, kjo është hera e dytë që do të jetë trajner i Sevillas.
Ai ishte në krye të ekipit edhe përgjatë edicionit 2016/17. 62-vjeçari sezonin e shkuar ishte trajner te Marseille ndërsa ka punuar edhe në Amerikën Latine.
Ka qenë përzgjedhës i Përfaqësueses së Argjentinës dhe Kilit.