Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sampaoli pranë shkarkimit te Sevilla

E ardhmja e trajnerit Jorge Sampaoli nuk është aspak e sigurt te skuadra e Sevillas, ka njoftuar “AS” të hënën. Bëhet e ditur se drejtuesit e klubit spanjoll po mendojnë për shkarkimin e Sampaolit pas rezultateve të dobëta të klubit këtë sezon.

Aktualisht, Sevila është në zonën e rënies nga La Liga, pasi renditet në pozitën e 18 në tabelë me 15 pikë të mbledhura. Sampaoli mori drejtimin e klubit në tetor të vitit të shkuar dhe tashmë e ka udhëhequr Sevillan në 16 ndeshje.

Ai në këtë post e zëvendësoi Julen Lopeteguin e shkarkuar dhe firmosi kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2024.

Nën drejtimin e Sampaolit, Sevilla ka regjistruar gjashtë fitore, pesë barazime dhe pesë humbje. Ndeshjen e radhës në kampionat, Sevilla e luan në vikend kundër skuadrës së Cadizit.