Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sevilla shkarkon Sampaolin

Jorge Sampaoli më nuk është trajner i Sevillas. Ekipi spanjoll të martën ka njoftuar se ka shkarkuar argjentinasin pas rezultateve të dobëta në këtë sezon. Në total, Sampaoli ishte në krye të Sevillas për 31 ndeshje, ku regjistroi 13 fitore, 6 barazime dhe 12 humbje.

“Sevilla bën të ditur se ka shkëputur kontratën me trajnerin Jorge Sampaoli, të cilin e falënderon për punën e bërë dhe i dëshiron suksese në karrierë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Sevillas.

Po ashtu, klubi ka bërë të ditur se është në kërkim të trajnerit të ri, i cili pritet së shpejti të zyrtarizohet. Aktualisht klubi zë vendin e 14-të në La Liga dhe është vetëm dy pikë larg zonës së rënies kur kanë mbetur edhe 12 xhiro deri në fund të sezonit.

Sampaoli mori drejtimin e Sevillas në tetor të vitit të shkuar duke e zëvendësuar Julen Lopeteguin dhe kishte kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.