Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova U19 mposhtet edhe nga Skocia

Kosova U19

Përfaqësuesja U19 e Kosovës e ka humbur edhe ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Ligës A kualifikues për Euro 2027. 

Kosova U19 të shtunën është mposhtur nga Skocia me rezultatin 1:0 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Broadwood”. 

Tommy North e realizoi golin e fitores për Skocinë në minutën e 31-të. 

Kosova U19 në ndeshjen e parë është mposhtur edhe nga Belgjika me rezultatin 2:0. 

Kosova më 17 nëntor luan ndaj Kazakistanit.

Tre ekipe e para nga secili grup vazhdojnë garën për raundin e tretë. Shorti për këtë raund garash tërhiqet më 10 dhjetor.