Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mendilibar mbetet në krye të Sevillas

Trajneri Jose Luis Mendilibar do të vazhdojë të jetë në krye të Sevillas edhe për edicionin e ri.

Klubi spanjoll ka njoftuar të martën se Mendilibar e ka rinovuar kontratën që i skadonte në fund të këtij muaji. Me rinovimin e kontratës, Mendilibar do të jetë trajner i Sevillas deri në fund të edicionit të ardhshëm, ndërsa ka opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.

Mendilibar u emërua trajner i Sevillas në muajin mars të këtij viti dhe e udhëhoqi ekipin drejt triumfit në Ligën e Evropës.

Në 17 ndeshje nën drejtimin e tij edicionin e fundit, Sevilla regjistroi 8 fitore, 6 barazime dhe 3 humbje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm