Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Simeone rinovon kontratën me Atleticon

Simeone

Trajneri Diego Simeone do të mbetet në krye të Atletico Madridit edhe për një periudhë të gjatë.

Ai ka rinovuar kontratën me klubin spanjoll, e cila do të bëhet zyrtare këtë javë, ka njoftuar të martën e përditshmja “AS”. Me rinovimin e kontratës që i skadonte vitin tjetër, Simeone do të jetë trajneri i ekipit të La Ligas deri në verën e vitit 2027.

Te klubi spanjoll janë të kënaqur me punën e 53-vjeçarit, të cilin kanë insistuar ta mbajnë më gjatë në ekip. Krahas rinovimit të kontratës, Simeones i është rritur edhe paga, por që detajet nuk janë bërë të ditura.

Simeone është trajneri i Atleticos prej dhjetorit të vitit 2011 dhe nën drejtimin e tij, klubi ka fituar tetë trofe, përfshirë dy tituj kampioni të Spanjës.