Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Simeone mbetet në krye të Atleticos

Diego Simeone

Diego Simeone edhe një herë ka konfirmuar se nuk e ka ndërmend të largohet nga Atletico Madridi, pavarësisht eliminimit nga Liga e Kampionëve. Madje, trajneri nga Argjentina ka thënë se është i gatshëm për ta vazhduar kontratën me klubin spanjoll.

52-vjeçari ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2024, ndërsa është në krye të ekipit prej vitit 2011.

“Ëndrra ime është ta vazhdoj punën në këtë klub dhe të arrijmë së bashku suksese në të ardhmen.

Nuk e kam ndërmend të largohem, sepse kam përgjegjësi ndaj tifozëve”, është shprehur Simeone. Pas eliminimit në Champions, Atletico do të fokusohet në La Liga, ku aktualisht zë vendin e tretë në tabelë.