Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Simeone mbetet në krye të Atleticos

Diego Simeone

Diego Simeone do të mbetet trajner i Atletico Madridit të paktën edhe për edicionin e ardhshëm, ka raportuar “AS” të martën.

Gazeta spanjolle bën të ditur se Simeone do ta rinovojë edhe për një vit kontratën me klubin spanjoll që i skadon në vitin e ardhshëm.

Marrëveshja mes palëve është arritur por drejtuesit e Atleticos po insistojnë që Simeone ta pranojë rinovimin e kontratës për dy vjet përpara se ta zyrtarizojnë qëndrimin e tij në krye të ekipit.

53-vjeçari është trajner i Atleticos prej dhjetorit të vitit 2011 dhe nën drejtimin e tij, ekipi ka shijuar suksese të mëdha. Me Simeonen në krye, Atletico ka fituar 7 trofe, përfshirë këtu edhe një titull kampioni të Spanjës.

Artikuj të ngjashëm