Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Simeone rinovon me Atleticon

Diego Simeone

Trajneri Diego Simeone nuk e ka ndërmend të largohet nga Atletico Madridi, pasi do të jetë në klub edhe për një periudhë të gjatë. “Marca” ka raportuar të martën se Simeone është pajtuar ta rinovojë kontratën edhe për dy vjet me klubin spanjoll.

Mësohet se marrëveshja mes palëve është arritur, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet së shpejti.

Me rinovimin e kontratës që i skadon në vitin e ardhshëm, Simone do të jetë në krye të Atleticos deri në verën e vitit 2026.

Tek Atletico janë të kënaqur me punën e trajnerit nga Argjentina dhe për këtë arsye kanë insistuar ta mbajnë më gjatë në klub.

53-vjeçari është në krye të Atleticos prej dhjetorit të vitit 2011 dhe gjatë kësaj periudhe ka fituar dhjetë trofe, përfshirë dy tituj kampioni të Spanjës.