Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami pas Davidit

Tottenhami është futur në garë për shërbimet e sulmuesit Jonathan David, përcjell të hënën “Daily Mail”.

Bëhet e ditur se trajneri Antonio Conte po kërkon me ngulm një sulmues në afatin kalimtar të janarit dhe po insiston në transferimin e kanadezit 22-vjeçar. Tottenhami është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro për ta bindur Lillen në lirimin e tij, ndërsa David më herët ka deklaruar se dëshiron të luajë në Premier League.

Ai ka kontratë me Lillen deri në vitin 2025, ndërsa edhe këtë edicion ka vazhduar me paraqitje impresive, ku ka shënuar nëntë gola në të gjitha garat. Krahas Tottenhamit, David po kërkohet edhe nga Arsenali, Manchester Unitedi e Evertoni.