Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle në garë për Davidin

J David

Skuadra e Newcastle Unitedit po e sfidon Milanin për shërbimet e sulmuesit kanadez, Jonathan David. “Sky Sports” shkruan të mërkurën se Newcastle tashmë ka kontaktuar Lillen dhe i ka bërë ofertë zyrtare për 23-vjearin.

Ekipi anglez ka ofruar 50 milionë euro pasi po insiston në transferimin e Davidit në afatin kalimtar të janarit. David pritet të largohet nga Lille muajin tjetër, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin francez që i skadon në vitin 2025.

Ai është pjesë e Lillet prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Genti i Belgjikës, ndërsa edhe këtë edicion ka vazhduar me paraqitje të mira. Në 22 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, David ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 2 asistime për Lillen.

Artikuj të ngjashëm