Skuadra e Milanit ka bërë ofertë zyrtare për sulmuesin kanadez, Jonathan David. “L’Equipe” ka shkruar të enjten se Milani i ka ofruar Lillet 35 milionë euro për shërbimet e Davidit.
Milani po synon transferimin e Davidit në afatin kalimtar të janarit dhe marrëveshja mes klubeve mund të arrihet brenda këtij viti. 23-vjeçari ka kërkuar largimin nga Lille dhe ekipi francez do ta shesë në janar për shkak se kontrata aktuale i skadon në vitin 2025.
David është pjesë e Lillet prej vitit 2020 dhe njëri prej sulmuesve më të vlerësuar në kampionatin francez. Në 18 ndeshje të luajtura këtë edicion në të gjitha garat, David ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 2 asistime.