Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lille kërkon 65 mln për Davidin

Sulmuesi Jonathan David përfundimisht do të largohet nga skuadra e Lillet këtë verë, ka shkruar “FootMercato” të hënën. Interesimi i madh i skuadrave të mëdha për kanadezin kanë detyruar drejtuesit e Lillet që të caktojnë çmimin e kartonit të tij.

Për ta lënë të lirë Davidin në fund të sezonit, ekipi francez po kërkon 65 milionë euro.

23-vjeçari është njëri prej sulmuesve më të kërkuar në Evropë, ndërsa ka kontratë me Lillen deri në verën e vitit 2025. Këtë sezon David ka shënuar 22 gola në 33 paraqitje në të gjitha garat dhe po vlerësohet ndër sulmuesit më të dalluar në kampionatin francez.

Ai është pjesë e Lillet prej vitit 2020 kur iu bashkua nga skuadra e Gentit.